Botimet Toena në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan promovimin e romanit “Urrejtja gjysma e hakmarrjes” të shkrimtarit qipriot Emilios Solomou.
Libri i autori Emilios Solomu, sjell për lexuesin shqiptar ura lidhëse midis dy shteteve Greqisë dhe Shqipërisë ku dallohen pika të përbashkëta në përballimin e vështirësive dhe të historisë së tyre.
”Urrejtja gjysma e hakmarrjes” jep një panoramë që mbretëron sot qoftë në Greqi dhe në Qipro ,por besoj që dhe shumë vende të Europës do gjejnë veten brenda një titulli të tillë qoftë në ditët e sotme dhe në të kaluarën historike .Brenda këtij romani lexuesi shqiptar do gjej shumë elementë që përputhen me historinë e vendit tuaj.Kultura sjell më afër popujt dhe ngushton dallimet mes tyre dhe më afër na sjellin të vërtetat e mëdhaja që ne i themi dhe i pranojmë”, tha Solomu për ATA.