Helena Kadare dekorohet me medalje në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Helena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Helena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.

Shkrimtarja Helena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).