Ju tregojmë disa “rregulla martesore” të cilat mund të thyhen lirisht.
Njëra nga këshillat e cila është po aq e vjetër sa edhe vetë pyetja “a është më e vjetër pula apo veza?”, është që të mos shkojmë të zemëruar në shtrat. E vërteta është se në qoftë se grindemi kur jemi të përgjumur, të lodhur apo të stresuar, asgjë e mirë nuk mund të dalë nga kjo.
Sinqeriteti i qindpërqindtë në një martesë nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Nuk keni nevojë t’ia tregoni partnerit tuaj çdo detaj të marrëdhënieve tuaja të kaluara.
Sa u përket pushimeve, kryesisht rekomandohet që kohën e lirë ta kaloni me njëri-tjetrin, por problemi mund të shfaqet atëherë kur partneri juaj dhe ju keni një këndvështrim krejtësisht të ndryshëm për pushimin. Kështu që mund t’i bëni të ndara.
Një nga gabimet më të shpeshta të çifteve është fakti se marrëdhënien e tyre e lënë pas dore pas ardhjes së fëmijëve. Fakti që në disa raste do ta vendosni marrëdhënien tuaj para fëmijës nuk do të thotë se jeni prindër të këqij, përkundrazi.
Kurrë mos flini në shtretër të ndarë, e kemi dëgjuar shpesh, por në qoftë se partneri juaj gërhet në mënyrë të padurueshme, sillet vërdallë apo shikon shumë televizor, derisa ju përpiqeni të flini, mund të jetë më mirë nëse flini në shtretër të veçantë.
Dhe në fund, nuk keni nevojë ta kaloni së bashku çdo çast.