Art & Kulturë

“Once Upon a Time in Hollywood” do bëhet miniseri

Menjëherë pasi që filmi “Once Upon a Time in Hollywood”, me regji të Quentin Tarantinos, mbërriti në kinema, filluan të qarkullojnë thashetheme se skenaristi/regjisori i njohur po mendon t’i shndërrojë pamjet e papublikuara në një miniseri për Netflixin.
Regjisori e bëri të njëjtën gjë në fillim të këtij viti, duke i publikuar kuadrot shtesë të “The Hateful Eight”. A është “Once Upon a Time in Hollywood” në radhë? Sipas Brad Pittit – po.
Pitt, i cili në film e luan një prej roleve kryesore, zbuloi në një intervistë të fundit për “New York Times” se Tarantino e kishte diskutuar tashmë këtë ide dhe se bëhej fjalë për një “ide mjaft tërheqëse”.
Ajo që e dimë për filmin është se versioni origjinal, regjisorial, është plot dy orë më i gjatë se versioni i cili përfundoi në kinema. Disa skena nga ai version i zgjeruar u gjendën në materialet promovuese dhe trilerë, të cilat nuk patëm mundësi t’i shihnim në kinema.
Ajo që e dimë se është larguar është Tim Roth në rolin e butlerit Jay Sebring, James Marsden, si Burt Reynolds dhe Danny Strong, i cili e luajti Dean Martinin

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).