Art & Kulturë

Prezantohet libri më i ri i Bardhyl Mahmutit

Në kuadër të panairit njëditor të librit në Zvicër “Diaspora 2019“, që organizohet nga Shoqata Kulturore “Bashkimi“ në Uster (Zürich), Shoqata “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim me Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, prezanton librin më të ri të politologut Bardhyl Mahmuti: “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”, shkruan KultPlus.com
Libri ka për synim të ndihmojë në harmonizimin dhe përdorimin e saktë të terminologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, kur përkufizohen ngjarjet e luftës në Kosovë dhe shmangien e grackës së mohimit të gjenocidit përmes një terminologjie jo të duhur.
Ky libër është botuar në gusht të këtij viti dhe lexuesit shqiptarë do t’i shpërndahet falas.
Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm edhe autori i librit Bardhyl Mahmuti.
Prezantimi mbahet më 15 shtator 2019, ditë e diel, dhe fillon në ora 16.00.
Adresa: Stadthofsaal, Theaterstrasse 1, 8610 Uster (ZH).

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).