Ëndrrat e ditës dhe të natës sillen krejt ndryshe nga njëra-tjetra. Ëndrrat e ditës i përmbahen një logjike të rreptë dhe ndjekin një qëllim, një dëshirë ose një shpresë. Tek ëndrrat e ditës, ne krijojmë thuajse një utopi, një lloj përfytyrimi të një të ardhmeje të mirë. Tek ëndrrat e natës mungon zakonisht çdo logjikë: ato vijnë në jetë nga imazhe që na mbeten në kujtesë, nga skena të forta. Në shumicen e rasteve ne pyesim veten në mëngjes” po çfarë ishte kjo?”. Të dyja janë interesante nga pikpamja letrara. Në këtë seminar, ne duam të lexojmë, kuptojmë, shkruajmë, diskutojmë dhe përmirësojmë tekstet rreth ëndrrave.
Një aktivitet i Goethe-Zentrum në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.