Bashkia Tiranë vazhdon programin “Eja Luaj në Parkun Tënd” me mision kthimin në traditë të aktiviteteve outdoor në çdo lagje të Kryeqytetit.
Shfaqje të Teatrit të Kukullave dhe performanca nga Banda e Qytetit, si dhe lojëra sportive të cilat argëtojnë dhe zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve. Shah, Damë e Twist në natyrë me figura gjigande për të joshur më të vegjlit drejt këtyre aktiviteteve që zhvillojnë mendjen, struktura fryrëse e shumë lojëra të tjera argëtuese për një pasdite sa më aktive në lagjet tona.
Eja dhe Ti! Mblidh miqtë dhe argëtohu më 25 Tetor në ora 16:30 te Bregu i Lumit.