Art & Kulturë

Ulet çmimi i smartphone-it më të ri HTC U11

Kompania e famshme HTC ka ulur çmimin e modelit të saj më të fundit HTC U11 në SHBA, gjatë Mobile World Congress që po zhvillohet këtë muaj.

HTC po zvogëlon çmimin e HTC U11 në SHBA për 100 dollarë sepse pajisja është 100 dollarë jashtë rangut të rivalëve të kohës. Modeli 64GB tani është 549 $ në vend të 649 $ dhe varianti me 128GB është tani 629 $ në vend të 729 $. HTC po e ofron telefonin e saj me këtë çmim më të ulët deri më 22 shkurt.

Smartphone-i është i pajisur me një ekran Super LCD 5.5 inç me rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselëve. Pajisja është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835, bashkë me 4GB RAM.

Opsionet e memories përfshijnë ato me 64GB dhe 128GB dhe kamerat e përparme dhe të pasme. Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 16 megapiksel për Selfie dhe në anën e pasme ka një opsion 12 megapiksel për foto dhe video.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).