Të gjithë vogëlushët do të kenë mundësi të udhëtojnë këtë fundjavë në një destinacion magjik, që banohet nga njerëz të vegjël, të quajtur Liliput.
Shfaqja “Guliver: Udhëtim në Liliput” nga autori Jonathan Swift, është vepra më e re që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave.
Nën regjinë e Klajd Ymeri, kjo shfaqje është një nga më të njohurat dhe më të preferuar nga vogëlushët. Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve: Aleksandër Grami, Elidon Alika, Sokol Myzeqari, Donika Ramollari, Leonard Daliu, Jorida Meta, Kliti Roshi dhe Marilda Furxhi.
Mos e humbisni këtë shfaqje, e cila vjen më 14 & 15 prill, ora 10:30 e 11:30 për të dyja ditët.