Ilir Harxhi sjell filmin Tuneli. Filmi e ka marrë shtysën nga një tregim humoristik i Pëllumb Kullës, por është plotësuar me lëndë e ligjërim të ri, me personazhe, mjedise, episode, duke e bërë idenë më ngacmuese. Dukuria e korrupsionit në institucionet e shtetit dhe ato të rretheve politike ndjek një hulli sa dramatike, serioze dhe me praninë e satirës fshikulluese, aq dhe komike, të hareshme, argëtuese. Për interesa vetjake dhe fitime në rrugë të paligjshme, të “mëdhenjtë” e një komune, kryetari dhe deputeti i zonës, kërkojnë të bëhet një rrugë e re, ku të përfshihet posaçërisht hapja e një tuneli, gjoja për ta bërë zonën një “atraksion turistik” duke dalë në bregdet vetëm për 12 kilometra. Ata krijojnë rrethanat, që çojnë ujë në mullirin e tyre. Për këtë shfrytëzojnë si karrem shoferin e të Madhit të vendit, luajtur nga Arben Derhemi, i cili është me origjinë nga fshati ku kjo rrugë e ky tunel duhet të kalojnë… Nuk ka ndonjë “fshehtësi” në aferën korruptive të politikanëve të “vegjël” të periferisë; ajo bëhet thuajse haptazi, sy ndër sy, thënë më saktë, shpërfaqet pa shumë skena e episode me “intriga e kulisa”, me ujdi, nënkuptime e qitje larg e larg.
“Tuneli”, një film për politikën dhe korrupsionin
Prev Post
Po gënjeni për vendndodhjen? Whatsapp