Art & Kulturë

“Tri gra dhe Misugi”, drama nga kultura e largët orientale në Teatrin Eksperimental

Drama “Tri gra dhe Misugi” rikthehet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për publikun.

Vepra me regji nga Suela Bako do shfaqet në sallën Goethe, duke shënuar dhe shfaqjet e fundit për këtë vit.

Në role janë aktorët Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj, që sjellin për publikun një shfaqje ndryshe nga të tjerat. Një dramë nga kultura e largët orientale bazuar në novelën “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue.

Sipas regjisores Suela Bako në dramën “Tri gra dhe Misugi” publiku do të gjejë ndjesitë njerëzore. Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen si një shfaqje brenda shfaqjes. Regjisorja Suela Bako shprehet se kjo pjesë vjen në kohë, por duke e ruajtur veprën.

Vepra është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue dhe në thelb të saj janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie.

E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët.

Drama do ngjitet në skenë dhe më 28-29 dhjetor ora 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).