“Tri gra dhe Misugi”, është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue.
Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët.
Me mbeshtetjen e Ministrisë së Kultures, Bashkisë Tiranë, Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, Tess Albania, vepra vjen në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli, perkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako. Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Romir Zalla e Anila Muçaj.
“Tri gra dhe Misugi” do të vazhdojë të shfaqet më datat 25-26-27-28 Tetor ora 20:00 me sallen Goethe. Rezervo ne 0695717746/04227815 ose ne inbox të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Facebook.