Kërkues të rinj, me ndihmën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe të Muzeut të Gruas, prezantojnë gjetjet kryesore në lidhje me gratë dhe çështjet gjinore në Shqipëri, në periudhën 1912-1939. Nëpërmjet punës së tyre, kërkuesit sjellin fakte pak të njohura për çështjet gjinore për periudhën para Luftës së Dytë Botërore. Këto punime japin një përmbledhje frymëzuese dhe më kuptimore të sfidave shoqërore, politike dhe ekonomike të grave, si dhe ndërgjegjësojnë në lidhje me mbështetësit e parë të barazisë gjinore në Shqipëri.
Moderon: Elsa Ballauri, Muzeu i Gruas