8 dhe 9 janar, Teatri “Andon Zako Çajupi”
Një nga komeditë më të njohura të Shekspirit, “Tregtari i Venedikut,” do të ngjitet në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Produksioni me regji të Qëndrim Rijanit do të shfaqet në datat 8 dhe 9 janar.
Në role: Sotiraq Bratko, Adem Karaga, Dasara Xhangolli, Roerd Toçe, Lola Meta, Silvio Goskova, Paola Kodra, Blera Belliu, Ilda Pepi, Franc Bregu, Katerina Fili, Panajot Qorri dhe Sazan Rushiti