3 shkurt 2022, Gjithë Kinematë e Tiranës
Filmi “Bolero në vilën e pleqve” me regji të Spartak Pecanit do të shfaqet në kinematë e Tiranës duke nisur nga data 3 shkurt.
Producenti i dramës së bazuar në librin me të njëjtin titull nga Fatos Kongoli, Agim Halili, thotë se filmi ka marrë pjesë në nëntë festivale ndërkombëtare dhe ka fituar katër çmime të rëndësishme.
Në role: Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Gentiana Ramadani, Olta Daku, Olta Gixhari, Merita Dabulla, Afrim Muçaj dhe Ledjon Zoi.