Elton Deda, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka do të ngjiten sërish në skenën e Amfiteatrit te Liqeni i Tiranës pas kërkesave të shumta. Tre musketierët rikthehen më 8 Tetor në Amfiteatrin e Tiranës për të risjellë këngët hit të tyre, në një mbrëmje plot emocione e adrenalinë.
Të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre do shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit tingujt live të rock-ut, pasi repertori i koncertit do të jetë i larmishëm.
Do të këndohen plot 11 këngë të repertorit të Tre Musketierëve. Ndërsa surpriza e kësaj radhe do të jetë i ftuari special DANTIS, i cili do të këndojë disa këngë që i përkasin atij si edhe një duet COVER me Tre Musketierët. Kënga që do të performojnë të katërt është Highway Star e Deep Purple.
Gjithashtu përveç Dantes do të ketë edhe të ftuar të tjerë që do të këndojnë me Tre Musketierët si dhe nga një këngë të tyre solo.
Kastriot Tusha i cili do të jetë një nga të ftuarit do të këndojë këngën “Margjelo”. E ftuar gjithashtu do të jetë Eneda Tarifa e cila do të këndojë hitin e saj “Me veten”. Por nuk do të mbyllet me kaq.
Për më tepër merrni miqtë, të afërmit apo familjarët dhe ndiqni nga afër Tre Musketierët.