Katër fotografë në rrugëtim“ e ka burimin në dëshirën për të analizuar pasojat e transformimit të shpejtë të Evropës mbi njerëzit e veçantë, familjet dhe komunitetet si dhe për të zbuluar efektet politiko-shoqërore edhe në nivel individual.
Ekspozita përfshin fotografi, video dhe tekste të katër fotografeve/ëve Jutta Benzenberg (Shqipëri), Andrej Liankewitsch (Bjellorusi), Livio Senigalliesi (Itali) dhe Mila Teshaieva (Gjermani). Çdokush prej tyre është shoqëruar gjatë punës në terren nga një aktor apo gazetar vendas me njohuri të thella lokale.
I tërë projekti i Institutit Goethe në Milano është kuruar nga Gabi Scardi, ndërsa ekspozita në Tiranë ka patur kujdesin e Jutta Benzenberg.
Punimet përqëndrohen në rajone të Evropës, që pas një faze produktiviteti dhe bumi zhvillimesh futen në krizë, të prekur nga fenomene si de-industrializimi dhe shpopullimi.
Në fokus janë herë pas here edhe peisazhe, që vuajnë prej kohësh ndryshimet strukturore – me pasoja për ekonominë, zhvillimin social dhe perspektivat e të ardhmes para së gjithash për brezat e rinj.
Fotografe/ë: Jutta Benzenberg, Andrej Liankewitsch, Livio Senigalliesi, Mila Teshaieva
Kuratore: Gabi Scardi
Kuratore në Tiranë: Jutta Benzenberg
Financimi: Një projekt i Institutit Goethe në Milano
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 18.10.2019 (nga ora 9:00 deri në orën 22:00).
Hyrja e lirë!
Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 „gur-gur bëhet URË“. Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku:
https://qrco.de/tetorigjerman