Tre artistë të rinj ngjitin këtë fundjavë në skenën e Teatrit të Metropolit komedinë “Art” nga Yasmine Reza. Komedia vjen nën regjinë e Kriks Dumos, ku tre shokë trajtojnë probleme të artit modern. Një grindje mes Serzh dhe mikun e tij, pasi ka blerë një pikturë, e cila kushton rreth njëqind mijë dollarë. Mark s’mund të besojë këtë. Ndërsa, Ivani i torturuar nga dasma dhe punë si shitës, shoqëria me dy të shokët është limani i vetëm i qetë.
Në shfaqjen, e cila nga sot deri në datë 25 maj, ora 19.00 ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit luajnë aktorët Blendi Arifi, Silvio Goskova dhe Kriks Dumo. As. Regjisor nga Eleonora Bezati. Skenografia nga Kriks Dumo; Ndriçimi nga Julian Llukani; Audio nga Genc Resuli dhe identiteti vizual nga vet Kriks Dumo.