Artistët e rinj të shkollës së mesme artistike “Ajet Xhindole” çelën sot ekspozitën “Vision” në ambientet e Galerisë së Arteve “Edëard Lear”.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë ekspozitë, Reigers Çanta , Albion Çalamani, Matea Ruzi, Oltjan Tarellari dhe Joela Ziraj, shprehën kënaqësinë që krijimet e tyre, ku bien në sy peizazhet dhe portretet, u vlerësuan nga artdashësit beratas.
Ekspozita pati vizitorë të shumtë, të cilët shprehën përshtypjet e tyre rreth krijimeve. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në datën 27 maj 2019.