Art & Kulturë

Praktike Meditimi. Ja kur

Mbylli sytë, hape zemrën, merr frymë ngadalë dhe relaksohu. Shijoje qetësinë dhe buzëqesh!
Kjo është një ftesë për t’u larguar nga zhurma e përditshme për të ushqyer shpirtin dhe mendjen, duke eksploruar thellësitë e qenies në qetësi e heshtje.

Kur? -Çdo të enjte, ora 18.30.
Ku? -Te “The Aikido Dojo”, Rr. Sami Frashëri, P56/2 (Pallati i Nobis, afer diges se liqenit).
Për kë? -Për të gjithë ata që duan të meditojnë.

Ashtu si uji, energjia jonë është më e pastër kur rrjedh sesa kur rri në vend. Ngjarjet, mendimet, stresi dhe ngarkesat e vazhdueshme qëndrojnë amull në trupin tonë energjitik. Së bashku do të zhvillojmë rreth 30 minuta praktikë meditimi te chakrat kryesore për ta pastruar, forcuar atë dhe për ta mbrojtur nga influencat negative.

Meditimi nuk shërben vetëm për t’u relaksuar, për të luftuar stresin dhe ankthin, por edhe për të përmirësuar shëndetin emocional, për të rritur vetëdijen, përqendrimin dhe dashamirësinë, për të fuqizuar memorjen, por ka dhe shumë përfitime të tjera të vërtetuara shkencërisht.
Secili nga ne është ndryshe, prandaj eja, ulu me veten dhe krijo eksperiencën tënde, duke arritur nivele më të larta të vetëdijes.

Ky meditim është i udhëzuar dhe do të paraprihet nga një shpjegim i shkurtër. Megi do tw ndajw me ju çdo të enjte mbasdite eksperiencën e saj 5-vjeçare në përvetësimin e praktikave dhe teknikave të ndryshme të meditimit.

Pjesëmarrja është pa pagesë. Gjithashtu mirëpriten donacione për të kontribuar per mbajtjen e Dojos.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).