Nesër, në orën 12:00, në ambientet e Muzeut të Kosovës, hapet ekspozita “Trashëgimia përmes imazheve”, e organizuar nga studentët e vitit të tretë, të Departamentit Etnologji dhe Antropologji kulturore – Universiteti i Prishtinës, shkruan KultPlus.
Në këtë ekspozitë do të shfaqen monedha të vjetra, fotografi nga kulti i diellit dhe gjarprit, artefakte, si dhe pullat postare të huazuara nga posta. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 qershor. Ekspozita është përkrahur nga Posta e Kosovës, Universiteti i Prishtinës dhe Muzeu i Kosovës.