Transformimi Dixhital dhe Teknologjia Financiare

Transformimi Dixhital dhe Teknologjia Financiare (FinTech)
Një mundësi e artë për Sipërmarrjen Shqiptare
Dije, Innovacion dhe Përvojë nga BENELUX-I në Shqipëri.

Kemi kënaqësinë të prezantojmë Z. Matthew Elton, Chief Executive Officer, FinnoLux, Luksemburg.
Një sipërmarrës I suksesshëm me përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e TIK, bankingut dixhital dhe teknologjisë financiare.
Takimi do të fokusohet mbi Strategjinë e Transformimit Dixhital dhe Zhvillimin e Teknologjisë Financiare (FINTECH) në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. FINTECH është një sektor komplet I pazhvilluar por me një potencial të jashtzakonshëm për sipërmarrjen shqiptare.

Nepermjet ketij takimi do të sjellim përvojën më të mirë nga vendet e BENELUX-it dhe do të diskutojmë mundësinë e ngritjes dhe zhvillimit të sektorit FINTECH në Shqipëri.
Takimi/workshopi do të jete i hapur me pjesmarrës të ekosistemit të sipërmarrjeve shqiptare dhe jo vetëm, duke sjellë dhe ndarë përvojën e sipërmarrjeve të tij si: FinnoLux, FinTech Zone Luxembourg dhe RegTech Canada, si dhe duke I ofruar këshilla të pranishmëve nëpërmjet sesionit te pyetje-përgjigjeve me fokus të veçantë mbi FinTech, Financat Dixhitale dhe Transformimin Dixhital.

Temat e Takimit do të jenë:

-Çdo të thotë Transformim Dixhital për një Shtet.
-Innovacioni në FINTECH – nga FINTECH 1.0 drejt FINTECH 2.0
-FinTECH Tirana-Mundësi për Sipërmarrjen Shqiptare
-Bankingu Dixhital dhe Klienti Dixhital- Impakti I Teknologjisë në Banking
-Produktet dhe Shërbimet në hapësirën e Financave Dixhitale
-MonedhaKripto dhe Teknologjia “Blockchain”
-Teknologjia Regullatore (RegTECH)-Një mundësi për Shqipërinë.
-Krijimi I një FINTECH dhe REGTECH HUB për Rajonin.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).