Art & Kulturë

Takime mbi artin dhe feminizmin në Kamëz

Në kuadër të nismës multi-dimensionale “Atelier Europe-Tirana” e cila synon të promovojë vlerat themelore evropiane në Shqipëri nëpërmjet debateve të hapura, ngjarjeve socio-kulturore, ekspozitave artistike dhe shfaqjeve të filmave, EU Policy Hub në bashkëpunim me grupin “Ata” do të organizojë aktivitetin “Takime mbi artin dhe feminizmin/Comizi sull’Arte e sul Femminismo”, në qytetin e Kamzës.

Ky takim do të fokusohet në debatin teorik sesi media dhe arti kanë ndikuar në formësimin e steriotipeve gjinore dhe cilat mund të jenë modelet e lëvizjeve që përpiqen të zhbëjnë normat sociale të cilat impostojnë raporte inferiore të gruas ndaj pjesës tjetër të shoqërisë, me të ftuar speciale gazetaren e kulturës Mira Tuci.

Në vazhdimësi do të projektohet filmi-dokumentar “Comizi d’Amore” nga Pier Paolo Pasolini i vitit 1965, që do të na njohë me kuadrin socio-kulturor të një shoqërie e cila pranon të flasë mbi dashurinë, seksualitetin, divorcin dhe sjelljet e mira.

Oresti Zeneli, studiues i kinematografisë evropiane do të mundësojë një diskutim më të gjatë mbi aspektet kinematografike dhe socio-kulturore të filmit.

Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 8 korrik, ora 18.00 në Qëndrën Rinore ATA, Kamëz. Autobusat për në Kamëz gjenden afër Bibliotekës Kombëtare, nisja në orën 17.00-17.30.

Qendra Rinore ATA ndodhet tek stacioni i shkollës “Ibrahim Rugova” Kamëz, pallati përbri postës shqiptare, kati i parë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).