Art & Kulturë

Trajnimi “Trampolinë”

” TRAMPOLINË”

ËSHTË NJË PROGRAM I ZHVILLIMIT PERSONAL .

Ky trajnim është dizenjuar për të punuar me njohjen dhe aktivizimin e potencialit personal. Ju do të mësoni si të punoni në mënyrë efiçente me qëllimet tuaja të së ardhmes, të ndërmerrni vetë- vlerësim realist dhe do të vendosni qëllime sfiduese.

Nëse doni të përparoni dhe të zhvilloheni , atëher ky program është për ju!

Fushat kryesore të përfshira në këtë trajnim janë: vetë- koncepti, puna me besimet, burimi dhe kontrolli i emocioneve, përgjegjësia, vetëbesimi, këmbëngulja, aftësitë e komunikimit, përmirësimi i bilancit të punës/ jetës, zhvillimin e aftësive dhe qëndrimit pozitiv, vendosja e qëllimeve, evaluimi i prirjes personale, përdorimi efiçent i kohës, përdorimi efektiv i aftësive personale, mbi ndërtimin e vizionit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë.

Nga pjesëmarrja në këtë trajnim do të të përfitoni:

• njohje dhe qartësim të vlerave personale si dhe identifikimi i pikave tuaja të forta.
• aftësi më të mira dhe efektive të komunikimit
• rritje të nivelit të vetë- besimit dhe motivimit
• të mundësoni prezantimin e një imazhi pozitiv të vetes dhe të rrisni prezencën tuaj
• të keni arrituar të identifikoni se si të përmirësoni balancën tuaj punës/ jetës
• të keni arritur të vendosni qëllime të qarta që ju çojnë përpara
• të njihni persona të vlefshëm dhe të keni fituar suportin për të bërë ndryshime

Ky program është i përshtatshëm për ju nëse:

– ju jeni të hapur për të bërë ndryshime në jetën tuaj, edhe nëse kjo nuk është një kërkesë urgjente e momentit.
– jeni të hapura të rivlerësoni çështje që i përkasin jetës suaj profesionale dhe asaj personale.

Ju keni disa mundësi pjesëmarrje

1. Programi ” Trampolinë ” niveli fillestar

KOHEZGJATJA :4 javë
– KOHA E TRAJNIMIT : 1 herë në javë/ 90 minuta
– TARIFA : 36 €

2. Programi ” Trampolinë ” niveli i avancuar

KOHEZGJATJA : 12 javë
– KOHA E TRAJNIMIT : 1 herë në javë/ 90 minuta
– TARIFA : 110 €/ pagesa edhe me këste mujore

– REGJISTRIMET : Nga e Hëna në të Premte ora 10:00-18:00
; paraprakisht rezervim orari

○ Numri i pjesëmarrësve për këtë fazë fillestare në program është i kufizuar.

Për pjesëmarrje na kontaktoni.

VENDNDODHJA: Ish- ekspozita, Përbri Gjykatës së Shkallës së Parë, Rr. “ Astrit Sulejman Balluku “ndërtesa 13

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).