Një atmosferë fantastike erdhi mbrëmjen e djeshme në Kalanë e Tiranë për qytetarët të cilët shijuan traditën, historinë dhe kulturën e Elbasanit.
Bashkia e Elbasanit zgjodhi Kalanë e Tiranës për këtë aktivitet ku u promovua qyteti i Elbasanit dhe historia e tij.
Elbasani u prezantua me këngë e valle, me fotografi të rralla të qytetit në vitet 1918 ku nuk mungoi dhe kulinaria tradicionale e zonjave elbasanase.