Art & Kulturë

Ritme folku dhe tango në “arTurbina”

Tradita, arti dhe kultura argjentinase erdhën mbrëmjen e djeshme për publikun në skenën e “arTurbinës”.

Enada Hoxha dhe Gert Vaso, bashkë me 10 balerinë argjentinas nisën turin e festivalit “Open on tour” me kërcimet tradicionale të jetës së përditshme, për të demonstruar se si çdo ditë për ta është festë dhe gëzim.

Ky festival do udhëtojë për publikun shqiptar në datën 17 qershor, në Teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, më 19 dhe 20 qershor në teatrin “Skampa” të Elbasanit, për ta mbyllur me qytetin e Vlorës në datë 27 qershor në Lungomare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).