Në Kosovë, viktimat e dhunës në familje akoma fshihen brenda mureve të shpisë.
“E kur njerëzit e ndëgjojnë dhunën tek kojshitë, hala thojnë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Kjo ekspozitë shpalosë veç disa prej tregimeve të vërteta të grave dhe burrave që kanë përjetu dhunë në familje, të mledhuna nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Gjithashtu, na mundëson me u informu se çka ofrojnë institucionet, ku mujm me u mbështet, ku mujm me u shliru, ku mujm me kërku ndihmë, ku mujm me kërku drejtësi, ku mujm me siguru pamvarsi ekonomike.
Hajde, merr guximin parakalo mrena ktyne mureve, mrena ktij labirinti! Veç kujdes, kujdes se munesh me u hutu, me u çorientu, e besa edhe me u dëshpëru… Kujdes, se munesh me u ni qashtu qysh nihen 68% e grave që kanë përjetu dhunë në Kosovë.
Hajde, e meno edhe ti… Qysh mujm me i rrëzu këto mure bashkë? Qysh mujm me ju dhon’ fund ktyne vujtjeve t’heshtuna?
Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian përmes UN Women (#EVAW), Agjencioni Austriak për Zhvillim, TOML, si dhe nga disa biznese dhe vullnetarë të ndryshëm.
#NukKaArsyetim
#DhunaNukFshehetMrenaMureve
#LajmroDhunën
#EVAW
Për me e mbështetë këtë ekspozitë, bëhuni vullnetarë duke kliku këtu: http://www.123formbuilder.com/form-4855406/volunteer-application-form?fbclid=IwAR3QhZxP4LsvfKMkfWuKyI27EGtG01Nej3OyQcXakMs4i2UncXHV6Dm1-jk”