Art & Kulturë

Pogaçe me jogurt. Gati për 20 minuta

Nuk ka furrë buke e cila gatuan kaq bukë të mirë!

Fjala është për pogaçen e cila gatuhet me jogurt, i cili brumit i jep butësi të mrekullueshme dhe shije të pashembullt.

Përbërësit:

▪ 2 vezë,
▪ 200 ml jogurt,
▪ 230 g miell,
▪ 130 ml vaj luledielli,
▪ Sheqer pluhur për ëmbëlsira,
▪ 1 lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Me mikser rrihni një vezë dhe një të bardhë të vezës, shtoni jogurtin dhe 130 ml vaj.

Kësaj përzierjeje shtoni 230 g miell të butë, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën dhe të gjitha përzieni me mikser me shpejtësinë më të vogël.

Tepsinë e madhësisë 20×30 cm lyeni me vaj dhe mielli, pastaj nxirreni me dorë përzierjen.

Lyeni me të verdhët e vezëve dhe piqeni në furrë të ngrohur më para në 230 gradë rreth 15 minuta.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).