TKOB sjell në koncert këngë lufte në versionin rock

28 & 29 Nëntor, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell pranë publikut një koncert të titulluar “Rrok’e agimin,” ku artistë të ndryshëm do të performojnë këngë lufte në versionin e përpunuar rock. Grand gala do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor.

“Këngët e luftës, të stilizuara nga artistët e rinj, në ritmet rock do të vijnë në skenën tonë shoqëruar nga një formacion i madh i orkestrës së TKOB dhe bandës pop & rock,” shprehet institucioni.

Dirigjenti Edmond Doko tregon se do të performohen këngë partizane e do të përpunohet muzika e filmave shqiptarë për të përcjellë “epopenë e lavdishme të Luftës Nacional-Çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.”

Koncerti do të ketë të njëjtin program të dy netët. Biletat shiten në sportelin e TKOB, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 14:00.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).