26 Nëntor, 17:00, Shtëpia Studio Kadare
Më 26 nëntor Shtëpia Studio Kadare hap ekspozitën “Dantja i Pashmangshëm” në kuadër të vitit të Dante Alighierit, me rastin e 700-vjetorit të vdekjes së poetit.
Ekspozita përshkruhet si një ekskurs në të gjithë përkthimet në shqip, të plota dhe të pjesshme të Komedisë Hyjnore, duke filluar nga shekulli XIX e deri në vitin 2018.
Eventi merr shkas nga sprova e Ismail Kadaresë me të njëjtin titull, që shpalos historinë e Shqipërisë me Danten.
Hyrja është e lirë për publikun.