Art & Kulturë

Metrofest sjell në skenë “Gof” nga Anton Pashku

25-28 Nëntor, Teatri Metropol

Këtë fundjavë, nga data 25 e deri më 28 nëntor, në skenën e Teatrit Metropol do të ngjitet drama “Gof” nga shkrimtari Anton Pashku si shfaqja e rradhës e Festivalit Metrofest.

“Gof” njihet si drama e parë e absurdit shqip. Në një kasolle në majë të malit, tre alpinistë kanë mbetur të ngujuar. Destinacioni ishin Bjeshkët e Namuna, por një ortek i izoloi në kasolle. Për të kaluar kohën, ata përshkojnë një rrjedhë të ngjarjeve më të mëdha historike që kanë kaluar shqiptarët deri më sot.

Shkëlzen Berisha shërben si regjisor dhe dramaturg. Amri Hasanlli, Endrit Ahmetaj dhe Julian Hudhra luajnë tre alpinistët e ngujuar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).