The Times: Sopranoja kosovare, një fëmijë lufte që u bë një prej fitueseve të garës botërore Glyndebourne

Elbenita Kajtazi, një këngëtare opere nga Kosova, ka arritur që të magjepsi audiencën e festivalit ‘Glyndebourne Opera Cup’ që zhvillohet në Angli, duke fituar çmimin e audiencës.

Me këtë rast, gazeta “The Times” ka shkruar një artikull për sopranon, duke e portretizuar atë si ‘një fëmijë lufte që sot po arrin majat e suksesit’.

“Ndërsa ushtarët mbanin armë tek koka e saj, shtatëvjeçarja Elbenita Kajtazi këndonte në mendjen e saj. Tani, 20 vite më vonë, zëri i sopranos kosovare ka magjepsur audiencën në Glyndebourne”, thuhet në artikullin e “The Times”.

Përgjatë artikullit vihen re disa detaje mbi Elbenitën dhe fëmijërinë e saj në qytetin e Mitrovicës. Që në moshë të vogël, Elbenita kishte qejf këndimin, por situata në të cilën ndodhej ajo dhe familja e saj, e bënin atë të mos guxonte të ngrinte zërin e saj.

Image result for elbenita kajtazi

Këndimi për mua është si një terapi. Kur arritëm të kthehemi në shtëpi pas luftës, të gjithë ishin shumë të lumtur që ne ishim ende gjallë dhe askush nuk fliste për atë që kishte ndodhur”, është shprehur Elbenita për këtë gazetë.

“Glyndeborune Opera Cup” është një konkurs ndërkombëtar për këngëtarët e operës, i cili zhvillohet me qëllimin e nxjerrjes në pah të artistëve të rinj e të talentuar që vijnë nga e gjithë bota. Fituesi merr një shumë prej 15 mijë paundësh, të cilat mund t’i përdorë për të nisur një karrierë ndërkombëtare në këtë fushë.