Edukimi përmes kulturës!
Edukim për të drejtën e autorit!
Në kuadër të informimit mbi rëndësinë e të drejtës së autorit, Drejtoria e të Drejtës së Autorit – Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Student Economic Forum do të zhvillojë një trajnim me temë: “E Drejta e Autorit – Rëndësia dhe Sfidat”.
Ky aktivitet është një mundësi e mirë për të prezantuar Ligjin Nr. 35/2016 “Për të Drejtën e autorit dhe te drejtat e lidhura me to”miratuar nga Parlamenti Shqiptar me datë 31 mars 2016 si dhe risitë që sjell ky ligj.
Ky aktivitet vjen në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale çdo 26 prill me qëllim nxitjen e krijimtarisë dhe të inovacionit të brezat dhe gjeneratat e reja.
Edukimi dhe informimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara. Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i shoqërisë në tërësi si dhe arsimimi në këto çështje, janë ndër shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2016-2020.
Sa më i madh të jetë informimi i konsumatorit për rëndësinë dhe rolin e të drejtave të PI-së, aq më i ulët do të jetë niveli i piraterisë dhe shkeljeve të tjera në vend.
Trajnimi do të zhvillohet nga dy lektore, përfaqësuese të Ministrisë së Kulturës/ Drejtoria e të Drejtës së Autorit, përkatësisht:
Znj. Sonila Meka
Znj. Dardana Grabovaj
Tematikat që do të trajtohen gjatë këtij aktiviteti janë:
Çfarë është e drejta e autorit?
Kuadri ligjor i saj;
Kategorizimi i veprave që mbrohen nga e drejta e autorit;
Rëndësia e respektimit të saj;
Procedura e regjistrim-çertifikimit të një vepre;
Shkelja e të drejtës së autorit.
APLIKO KETU:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeHqYGgw0YeDVrkd5LnIvVGSwe1MeNwZrApRb0KU_d-CTAqEQ/viewform