10 Mars, 19:00, Destil Creative Hub
Më 10 Mars, në ambientet e Destil Creative Hub do të shfaqet filmi “Unë, ti dhe Kasandra me regji nga Ermira Gjata.
Filmi flet për rininë shqiptare dhe ndikimin që kishte droga mbi të në mes të viteve ’90. Ne qendër është marrëdhënia e një vajze adoleshente nga një familje e mirë dhe një djali të varur nga heroina.
Filmi nis në orën 19:00.