Art & Kulturë

COD çel ekspozitën “Unë kam një ëndërr” nga Jutta Benzenberg

9-31 Mars, Center for Openness and Dialogue

Më datë 9 mars, ekspozita me fotografi e titulluar “Unë kam një ëndërr” nga Jutta Benzenberg do të çelë dyert për publikun. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me UN Women Albania.

“Unë kam një ëndërr” synon të hedhë dritë mbi ëndrrat e vajzave adoleshente shqiptare nga çdo cep i vendit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).