Art & Kulturë

“Tetori Gjerman 2019”, program i larmishëm kulturor për publikun shqiptar

Një vjeshtë interesante, e larmishme dhe emocionuese vjen për publikun kryeqytetas në kuadër të festimeve të Tetori Gjerman 2019. Këtë vit javët e kulturës gjermane në Shqipëri do të zhvillohen nën moton “Gur, gur bëhet URË”.

Është hera e 13-të radhazi, që Ambasada gjermane në Tiranë, së bashku me partnerë të shumtë dhe me mbështetjen e fuqishme të sponsorëve organizon javët e kulturës gjermane në Shqipëri, traditë e konsoliduar në jetën kulturore gjermano-shqiptare.

Pjesë e programit janë filmi “Rruga Bornholm”, i cili i përshtatet temës së rënies së Murit të Berlinit, po ashtu filmat për fëmijë dhe të rinj “Amelia vrapon”, “Korridoreve” dhe filmi dokumentar “Virgjëresha e betuar dhe vajza”, një film mbi traditën shqiptare të burrneshave.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).