9 dhjetor, 19:00, Teatri Metropol
Sot (9 dhjetor) në orën 19:00, në skenën e Teatrit Metropol do të ngjitet drama “Roli i Lule-Borës.” Kjo do të jetë vepra e fundit që do të performohet në kuadër të festivalit të dramës shqipe, MetroFest 5.
Sonila Kapidani shërben si regjisore, ndërsa Erdet Mirakaj, Luisa Dinellari dhe Mario Bali luajnë në role kryesore.
Vepra bën fjalë për një vajzë të shkathët dhe plot energji, e cila jeton me të ëmën në varfëri. Lulja nis të kërkojë punë, por pa sukses. Në këtë situatë, ajo nuk sheh tjetër mënyrë veçse të hyjë vjedhurazi te Presidenti i Bankës dhe t’i lutet atij për punë.
“Roli i Lule-Borës” u botua për herë të parë në vitin 1932 nga shtypshkronja Luarasi.