10 dhjetor, 19:00, Destil Creative Hub
The Nightflix, një vendtakimi mes kineastëve dhe publikut, do të shfaqë nesër mbrëma (10 dhjetor) në orën 19:00 filmin “Hive” nga regjisorja Blerta Basholli.
Hyrja është e lirë për publikun, për sa kohë rezervohet vendi në këtë link.
“Hive” është filmi i parë në historinë e festivalit Sundance që fiton tre çmimet kryesore: Audience Award, Directing Award dhe Grand Jury Prize.
Filmi ka në qendër Fahrijen, bashkëshorti i të cilës ka humbur gjatë luftës. Vejushat nuk duhet të punojnë, por për të ushqyer fëmijët dhe veten, ajo hap një biznes të vogël. Tregtia e produkteve ushqimore që ajo organizoi bashkë me gratë e tjera të fshatit haset me kundërshtime nga shoqëria patriarkale që nuk e mbështet. Fahrija përballet me një vendim jetësor.