Art & Kulturë

Të rejat më të fundit nga eventi i Apple

Konferenca e Zhvilluesve të Apple filloi të hënën (6/06) me një prezantim kryesor gjatë së cilit kompania prezantoi një sërë përditësimesh të reja të software. Në vend të formatit totalisht virtual me të cilin jemi mësuar nga Apple gjatë viteve të fundit, këtë vit prezantimi u bë në formën e një mesazhi të rregjistruar përpara një audience në selinë e tyre në Kaliforni. Siç pritej, Apple u fokusua në përditësimet e softuerit, por surprizues ishte gjithashtu MacBook Air i ri dhe procesori i ri M2.

MacBook i Ri

Macbook Air i Ridizejnuar

Zakonisht prezantimi i një laptopi në një event pët software është i papritur, por fansat e Apple kanë pritur ditën e prezantimit të MacBook Air të ri prej kohësh ndaj kjo ishte një surprizë e mirëpritur nga të gjithë.

MacBook Air 2022 ka një design totalisht të ri dhe është 20% më i hollë se modeli i mëparshëm. Zona rreth kamerës është më e vogël dhe është i pajisur me MagSafe.

Porta e karikimit vazhdon të jetë magnetike, duke mos implementuar portat Thunderbolt të cilat Apple ka përdorur në Macbook më të rinj.

Gjithashtu ky laptop është i pajisur me çipin M2 i cili ndihmon në performancën e laptopit dhe baterisë së tij. Sipas Apple një karikim i plotë mund të zgjasë deri më 18 orë, edhe nëse jeni duke parë video vazhdimisht.

iOS 16

Home Screen i Ri-dizejnuar

Këtë vjeshtë të gjithë do të kenë mundësi të përdorin iOS 16, i cili është i pajisur me një sërë përmirsimesh. Ju do të mund të personalizoni Home Screen, të krijoni një plan personal në kategorinë “Focus”, të ndryshoni ose fshini mesazhe në iMessage, të përktheni tekst direkt nga foto e shumë të tjera!

watchOS 9

Matja e performancës së seancave stërvitore është përmirsuar ndjeshëm në watchOS 9. Një pamje e re e “Fitness” tregon më shumë të dhëna në ekran, dhe ju paralajmëron nëse rrahjet e zemrës suaj shkojnë janë jo-optimale. Apple Watch do të jetë gjithashtu në gjendje të rregjistrojë më mirë lëvizjet e krahëve dhe këmbëve gjatë vrapit ose ecjeve për të paraqitur të dhëna më të sakta.

Një risi e re e quajtur “Sleep Stages” gjurmon cilësinë e gjumit tuaj teksa kaloni nëpër gjumë të lehtë, të thellë dhe REM. Ju gjithashtu mund të përdorni orën për të gjurmuar dhe për t’ju kujtuar të merrni medikamente, dhe mund të fusni ilaçe në profilin tuaj thjesht duke marrë një foto të etiketës.

macOS Ventura

Sistemi i ri operativ i Apple për desktop quhet Ventura. Karakteristikat e reja të paraqitura në WWDC përqendrohen përgjithësisht në rritjen e produktivitetit.

Një veçori e re e quajtur Stage Manager i mban të gjitha aplikacionet dhe skedat tuaja anash në një shirit anësor lehtësisht të dukshëm dhe lejon kalimin e shpejtë nga një aplikacion tek tjetri.

Mail dhe Safari do të jenë gjithashtu më efikase. Tani ju do të keni mundësi të ndani grupe faqesh nga Safari. Gjithashtu gjatë eventit WWDC u prezantua Passkey, një metodë e re e cila ju ndihmon të futeni në website pa pasur nevojë të krijoni një password.

Synimi i Apple për të krijuar një ekosistem gjithëpërfshirës të produkteve vazhdon të përforcohet. Tani, Mac dhe iPad mund të zbulojnë se jeni në një telefonatë FaceTime në iPhone tuaj dhe të ofrojnë të kaloni thirrjen në një ekran më të madh. Gjithashtu tani ju do të keni mundësi të përdorni kamerën e iPhone si kamerën kryesore të laptopit tuaj përmes vendosjes së një aksesori i cili mban telefonin në paisjen tuaj. Përmes kësaj mbajtëseje plastike, paisja juaj identifikon menjëherë iPhone tuaj dhe fillon të përdori kamerën e tij si kamer kryesore.

iPadOS 16

iPad ka filluar të duket gjithnjë e më shumë si një laptop. Tani me iPadOS 16 ju do të keni mundësi të ndani ekranin mes dy aplikacioneve si dhe të bashkëpunoni në kohë reale me kolegë përmes aplikacionit Freeform. Gjithashtu tani ju mund të luani lojra me miqtë tuaj përmes SharePlay i cili është një opsion i cili ju lejon të bëni share ekranin tuaj në kohë reale ndërkohë që luani.

Përmirësimet e reja në software e paisjeve Apple pritet të jenë të disponueshme në vjeshtë 2022.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).