Instagram ka adaptuar opsionin që dy aplikacionet e tjera të mëdha si Whatsapp e Facebook, kanë vite që e disponojnë: “Last Seen-in”.
Kështu, siç ndodh me “Last Seen” në Whatsapp dhe “Seen at” në Messenger, Instagrami tanimë do t’i tregojë followers-ave të tu se kur keni qenë për herë të fundit aktiv në këtë rrjet.
Me këtë përditësim, nuk ka më ‘të fshehta’. Megjithatë, aktivitetin tuaj mund ta shikojnë vetëm ata që ndiqni dhe që sigurisht, ekziston edhe një buton ku ju mund të zgjidhni që të ngeleni i padukshëm nga të tjerët.
Shkoni në profilin tuaj dhe më pas tek Opsionet. Tek Settings gjeni opsionin “Activity Status” dhe nëse nuk doni që ndjekësit tuaj ta shohin se kur keni qenë për herë të fundit aktiv, mund ta fikni atë. Duhet ta keni bërë update Instagram që t’ju dali ky opsion.