Së fundmi, një link i cilësuar si “tekst bomb” po i bën të gjitha pajisjet e Apple që të ndalojnë së funksionuari dhe të prishen.
Në pamje të pare, linku duket si url-ja e një website të zakonshëm, por kur përdoruesi klikon tek ai, iPhone a iPad-i fiken në mënyrë të menjëhershme. Ky link po shfrytëzon një virus që ndodhet në pajisjet e kompanisë së Apple për të shkaktuar këtë dëmtim.
Ai dërgohet nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme të mesazheve dhe e vetmja mënyrë për ta rregulluar këtë problem që ai shkakton, është që të dalësh nga faqja e aplikacionit e më pas të fshish të gjithë bisedën që përmban këtë link.
