Art & Kulturë

Revista gjermane: “Riviera shqiptare, një hirushe”

Afër ose larg, të njohura apo jo, Shqipëria është një nga 10 destinacionet turistike që mund të shihen si të arsyeshme për t’u eksploruar gjatë 2018, shkruan revista turistike gjermane GEO, partnere e së përjavshmes, Stern.

Ballkani është pushtuar gjithnjë e më shumë nga turistë që janë në kërkim të plazheve të paeksploruara”, shkruan geo.de. “Rilindja turistike ka qenë pjesë e përvojës së Kroacisë ndër vite dhe vendet fqinjë si Mali i Zi, janë gjithashtu duke përfituar. Nuk është çudi që vështrimi shkon përtej jugut dhe që atje gjendet një diamant i vërtetë, Shqipëria”, shkruhet në këtë artikull.

Riviera shqiptare konsiderohet ende si ‘Hirushja’ në mesin e motrave të famshme dhe kjo e bën atë kaq të veçantë.

Vështirë se mund të gjeni ndonjë kompleks të madh hotelesh apo infrastrukturë të mirëfilltë turistike, por bregdeti i paprekur ka aftësinë të zgjojë shpirtin e zbulimit për të gjithë ata që preferojnë natyralitetin në vend të komoditetit.

Riviera shqiptare shtrihet rreth 100 kilometra nga Llogaraja, në zonën arkeologjikë të Butrintit 3000 vjeçar dhe kufizohet në jug me kufirin grek.

Gjithashtu, mes rivierës gjenden perlat e Shqipërisë, siç janë plazhi i Gjipesë apo Kakomesë, që mund të zbulohen gjatë një udhëtimi me automjet.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).