Art & Kulturë

Starton sot manifestimi “Flaka e Janarit 2018”

Manifestimi kombëtar në Kosovë “Flaka e Janarit 2018”, do të fillojë sot më 11 janar, në qytetin e Gjilanit.

Manifestimi i këtij viti do t’i dedikohet 550 vjetori të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, si edhe 50 vjetorit të demonstratave për Flamur.

Aktivitetet kanë nisur sot në orën 10:00 me homazhe pranë varrezave dhe më pas, do të vazhdojnë në orën 17:00, me ndezjen e flakadanit të “Flakës së Janarit 2018” para teatrit të qytetit të Gjilanit.

Miq, nesër fillojmë me aktivitetet maratonike të manifestimit shumëkultutor mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit 2018”, që sivjet i kushtohet heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Përmes vlerave kulturore, ne i nderojmë heronjtë e dëshmorët tanë, të cilët i bëjnë roje lirisë së Kosovës. Ju ftoj të bëheni pjesë!”-, ka shkruar ditën e djeshme në llogarinë e tij personale në Facebook, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri.

Më poshtë shpaloset programi i plotë i “Flaka e Janarit 2018”:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).