Të dielën përgatituni për një natë me të qeshura pa fund!
Bes Mustafaj, skenaristi i emisionit “Xing me Ermalin”, së bashku me stomatologun Korado Aliaj dhe gazetarin e “Stop-it” Olsi Çala, do të vijnë për të sjellë një maratonë të qeshurash në ditën e fundit të fundjavës!
Pikëtakimi do të jetë lokali “Last Supper Tirana”, ku sigurisht që mes pijeve e ushqimit, do të dëfreheni pa masë.
Hyrja është falas, ndaj mos ngurroni të jeni pjesë e kësaj nate humori, e cila starton më 20:00, të datës 18 mars.