Njihuni me qytetin e parë që do të ndërtohet nën ujë (FOTO)

“Ocean Spiral City” është qyteti i parë nënujor, që po mendohet të ndërtohet nga firma inxhinierike në Tokio “Shimizu Corporation”.

Sipas arkitektëve të kësaj firme, ky qytet do të përdorë burimet që i vijnë nga oqeani për ta mbajtur veten në funksionim. Kështu, uji i pijshëm do të prodhohet nëpërmjet teknikës më të fundit, ‘osmoza e kundërt’, e cila përdor presionet e larta që gjenden në thellësi për të filtruar ujin e detit në ujë të pijshëm.

Nga skicat e para, qyteti mendohet se do të jetë në formë spirale dhe rreth 500 metra i gjerë, ku do të lidhet me një stacion bazë që do të jetë 4 km nën ujë.

Image result for Ocean Spiral City”

Kjo spirale do të krijojë energji të rinovueshme duke konvertuar energjinë termike të oqeanit, e cila krijon më pas energji elektrike falë një gjeneratori që përkthen në rrymë elektrike nivelet e ndryshme të temperaturës së oqeanit.

Deri më tani mendohet se ky qytet do të jetë gati për të strehuar 5 mijë banorët e tij të parë në vitin 2030. Në këtë qytet nënujor, banorët do të kenë të gjitha komoditetet ashtu si edhe në tokë, siç janë shkolla, laboratorë, restorante, klube, etj.

Image result for Ocean Spiral City”

Ky projekt pritet të kushtojë rreth 26 miliard dollarë dhe në rast se ka sukses, do të jetë i pari ndër qytetet e shumta të këtij lloji në botë, duke shënuar një revolucion të vërtetë njerëzor.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).