Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Mobike Albania dhe Telekom Albania, në kuadër të projekteve të jetesës aktive organizojnë kampin veror “Sport Fest”.
Ky sezon i nxehtë kalohet tek Liqeni, nën hijet e pemeve dhe flladet freskuese në kampin më argëtues të verës i cili në pjesën e parë të ditës do të përfshijë aktivitete sportive, edukative dhe kulturore për fëmijë të shtresave të ndryshme sociale.
Do të njihemi me botën e MOBIKE, të cilët do të stacionohen pranë kampit për të pedaluar në rrugët e reja të biçikletave në Park.
Në orët e pasdites stafetën e marin aktivitetet për të rinj me muzikë Live, DJ, string art, special guests, etj.
Fëmijë apo i rritur takimi këtë verë është te Kampi “Sport Fest”