Art & Kulturë

Sot promovohet filmi dokumentar “Rikthim në Lajpcig”

Sot nw orën 18.00, në sallën qendrore të teatrit “A. Moisiu” Durrës, organizohet promovimi i filmit dokumentar “Rikthim në Lajpcig”, kushtuar “Maces së zezë”, legjendës së portës shqiptare Sulejman Maliqati. Dokumentari është përgatitur nga regjisori Ylli Pepo, me drejtor fotografie Xhemal Reçi.
Mos mungoni.

Për shumicën e opinionit ka qenë portieri më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, nënvizuar kjo edhe nga figura të mëdha si Borici, Resmja, Papadhopulli, Pano, Vogli, etj. Karriera e tij, ishte karriere tipike e një gjigandi që mund të luante në ligat më të forta të Europës, sakaq që në turnetë e vendeve Lindore në RDGJ dhe Vietnam, pati interesim konkret edhe nga ekipet ruse. 16 sezone me PARTIZANIN, ai u bë një ndër pikat më të forta të ekipit, ku krahas tij në një superekip të madh si PARTIZANI i asaj kohe që kishte në gjirin e tij futbollistë të nivelit të lartë si Papadhopulli, Pano, Resmja, Ndini, Kraja, Roza Haxhiu, Deliallisi,etj. 8 herë kampion i Shqipërisë me të kuqtë në vitet 1949/1954/1957/1958/1959/1961/1963/1964. 5 kupa të Shqiperisë të fituara në vitet 1949/1957/1958/1961/1964. 5 ndeshje me ekipin përfaqësues shqiptar, ku vecohet barazimi me RDGJ-në në një miqësore të vitit 1958, një ndër pikat më të forta të kombëtares sonë dhe padyshim PARTIZANIT.
Maliqati ka fituar pothuajse të gjithë titujt në aktivitetin e tij në fushën e sportit kombëtar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).