Keni vendosur të humbisni kilogramët e tepërt, por ju tmerron ideja se duhet të hiqni dorë nga disa ushqime të preferuara? Ne ju themi se ka disa ushqime që mund t’i hani pa frikë edhe kur jeni duke ndjekur një dietë të caktuar, sepse përveçse nuk ju shëndoshin janë dhe: Dietike!
Përbërësit:
400 gr kastravecë
200 ml qumësht ose kos
1 qepë e prerë në copa të vogla
kopër
Kripë
Përgatitja:
Qëroni kastravecët dhe pritini në kubikë të vegjël.
Hidhini në një tas, shtoni pak kripë dhe përziejini mirë.
Pas kësaj, shtoni në të kosin ose qumështin dhe përziejini së bashku përbërësit.
Në fund, shtoni qepën e grirë, koprën dhe sallata juaj dietike është gati për tu konsumuar.