Art & Kulturë

Mbrëmje e Muzikës së Dhomës “Flauti Magjik”

Që prej antikitetit flauti konsiderohet si një instrument pothuajse magjik, që i jep krahë fantazisë dhe ka një efekt deri hipnotizues te njerëzit. Këtë efekt flauti nuk do të mungojë ta shfaqë edhe në mbrëmjen tonë me muzikë dhome gjermano-shqiptare gjatë Tetorit Gjerman.

Qendra Goethe Tiranë dhe Ambasada Gjermane ju ftojnë në një mbrëmje klasike, gjatë së cilës tre muzikantë do të kërkojnë të ngrenë ura harmonie mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Pikërisht për këtë koncert do të vijë në Tiranë Claudia Stein. Ajo është flautiste solo e Orkestrës Shtetërore Berlin, një prej trupave orkestrale lider në mbarë botën, nën drejtimin e Daniel Barenboim. Claudia Stein do të prezantojë së bashku me koncert-çelistin Vlorent Xhafaj si dhe pianistin dhe docentin e pianos Marin Gjollma pjesë të ndërtuara për instrumentin magjik të flautit.

Në programin e kësaj mbrëmjeje me muzikë dhome do të bëjnë pjesë ndër të tjera variacione të Beethovenit nga opera e Moxartit “Flauti Magjik”. Por edhe pjesë të tjera sikundër janë Suite për flaut dhe piano (op.34) nga Charles-Marie Widor apo pjesë nga George Eenescu dhe Carl Maria von Weber do të tingëllojnë bukur në Sallën “Tonin Harapi” të Liceu Artistik ” Jordan Misja ” – Faqja zyrtare e shkolles Tiranë.

Shfaqja do të zvillohet të premten më 8/11/2019, ora 19:00, Liceu Artistik, salla “Tonin Harapi” Tiranë
Hyrja do të jetë e lirë!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).