Art & Kulturë

Sot festohet figura e femrës! Ja disa kuriozitete mbi këtë festë

Për herë të parë festa e gruas u festuar në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913, ajo vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

Në mbledhjen socialiste ndërkombëtare në Kopenhagen më 1910, u vendos që “Dita e Gruas” të festohej në të gjithë botën, në nder të lëvizjes së femrave për të drejtat e tyre dhe për t’i mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Kështu, kjo ditë u vendos të festohej për herë të parë më 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër.

Por, si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917-ës, u bashkuan në greva urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”. Si pasojë e këtyre protestave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme iu dha grave në Rusi të drejtën e votës.

Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian që përdorej atë kohë në Rusi dhe sipas kalendarit Gregorian, i cili përdorej kudo në botë, kjo datë bie më 8 mars.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Sot Dita e Gruas festohet në të gjithë botën. Në Ekuador, është ndërtuar një park që i dedikohet gruas. “El Parque de las Mujeres”. Gjatë festës së 8 marsit në këtë park, organizohen demonstrate dhe evenimente posaçërisht për gratë.

Image result for kuriozitete mbi 8 marsin

Në Peru përshembull gratë organizojnë festa dhe nuk lejojnë burrat që të marrin pjesë në to. Evenimenti më popullor është “pollada”, me tregjet ku shiten patate, mish pule etj, paratë e të cilave shkojnë për festimin e kësaj ngjarjeje.

Në Honduras, asgjë nuk festohet më 8 mars, pasi kjo ditë festohet më 25 janar. Edhe në Afrikë festohet më 8 mars, në vende ku gratë kanë marrë një farë fuqie dhe luftojnë për idealet e tyre. Shoqatat e grave organizojnë festa të përmasave të mëdha në Kamerun dhe në një masë më të vogël në Zimbabve.

Kuptimi i mimozës

Siç e dini lulja mimozë është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosën të gjejnë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së të 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).